“Jeni bërë si lypës”, Alma debaton me gazetarët pas daljes nga SPAK

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 11:44 | Kronikë
“Jeni bërë si lypës”, Alma debaton me gazetarët

Në momentin që doli nga SPAK, Alma Kaçi ka pasur edhe një moment debati me gazetarët, që e pyetën, çfarë lypët te zyra e Gjicit?

“Jeni bërë si ato lypësit te semafori. Edhe ju lypni informacione te SPAK-u. Mirë kjo, por edhe i keqinterpretoni”, u tha Alma gazetarëve.

Kur u pyet se çfarë lypi te Safet Gjici, ajo u përgjigj: “Atë që lypni ju këtu…”.

Ndërsa avokatja e saj deklaroi se ka kërkuar ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje.

“Deri tani janë të njëjtat të dhëna që janë prezantuar në organin e akuzës. Të shohim në të ardhmen, mund të dalin të dhëna të reja që janë në efekt të hetimit”, theksoi avokatja e Alma Kaçit.

“Nuk ka element të veprës penale të korrupsionit aktiv. Ne duhet të respektojmë fazën e hetimeve dhe tani nuk mund të shprehem”, shtoi avokatja. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Of8Zm3AXsV8

A2 CNN Livestream

Latest Videos