"Jeni një ndër thesaret më të çmuara të kombit", Ruçi uron akademikun Rexhep Qosja për 85-vjetorin e lindjes

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 22:29 | Aktualitet
"Jeni një ndër thesaret më të çmuara të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi akademikun Rexhep Qosja, me rastin e 85-vjetorit të lindjes.

Në letrën e urimit, Ruçi e cilëson akademikun si një ndër thesaret më të çmuara të kombit shqiptar dhe një ndër referencat më të rëndësishme të kombit shqiptar.

“I dashur dhe i respektuar Profesor,

Sot ju festoni 85-vjetorin e lindjes. Dëshiroj të ndaj me ju gëzimin për këtë ditë të shënuar për ju, për Kosovën, për Shqipërine, për të gjithë shqiptarët.

Ju uroj shëndet, jetë të gjatë,  të lumtur e të begatë në shërbim të kombit.

Ju, i dashur Profesor, jeni një ndër thesaret më të çmuara të kombit shqiptar.

Kosova, Shqipëria dhe shqiptaria Ju janë dhe do t’Ju jenë përjetë mirënjohëse për erudicionin Tuaj, ndërgjegjen kombëtare e qytetare, veprën Tuaj shkencore dhe kontributin kombëtar.

Ju jeni sot një ndër referencat më të rëndësishme të kombit shqiptar si edhe një ndër pikëtakimet e kulturës shqiptare me kulturën botërore.”, shkruan Kryetari i Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos