
Një ndërthurje me turizmin, por edhe kulinarinë, kështu do të jetë festivali i muzikës që e njohim me emrin “Mik”.
Artistja Inva Mula na njofton se “Mik” do të jehojë në Korçë. Mes miqve këtë vit do të gjejmë artistët Olen Çezari e Ardita Bufaj, të cilët do t’i bashkohen emrave të njohur të artit, në qytetin e serenatave.
Festivali “Mik” merr jetë në 22 korrik dhe për katër netë do të ofrojë muzikë të mirë jo vetëm në Korçë. (A2 Televizion)