Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 09:54 | Aktualitet
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave

Ani Dyrmishi, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e tij nga ky post.

I emëruar në këtë post në dhjetor 2017, Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej më shumë se 4 vitesh.

Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, dhe mësohet se drejtori e ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes.

Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi. Aktualisht, që nga viti 2019 ai mban dhe detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak në Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos