Mblidhet Komiteti i Energjisë, Balluku: Për një periudhë kohe nuk prodhohet energji në Fierzë. Situata është mirëmenaxhuar

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 19:30 | Aktualitet
Mblidhet Komiteti i Energjisë, Balluku: Për një periudhë

“Për një periudhë kohe nuk prodhohet energji në Fierzë me qëllim grumbullimin e ujërave”, Kështu është shprehur ministrja Belinda Balluku në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, i cili u mblodh pasditen e sotme për të diskutuar situatën energjetike në vend. Sipas saj Kaskada është menaxhuar mirë dhe tregues është fakti që nuk ka pasur një ndërprerje të energjisë apo rritje të çmimit.

“Do ta nisja me informacionin që na vjen nga drejtori i KESH. Ka pasur një rritje të nivelit të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur që përmes Komitetit të Flotave të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë duke grumbulluar të gjitha ujërat, por më shpresë që do të kemi një prurje të motit të lagësh. Pra reshje të tjera shiu në basenin e Fierzës dhe Kaskadën e Drinit. Deri atëherë situata është e qartë dhe e mirëmenaxhuar”, u shpreh Balluku.

Ministrja garantoi se nuk do të ketë rritje të çmimit për familjarët dhe për bizneset e vogla.

“Qytetarët e përjetojnë këtë krizë dhe ankthin. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe nuk do ketë rritje për konsumatorët familjarë dhe për bizneset e vogla. Në maj do të kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për t’i mbrojtur ata”, theksoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh se situata hidrike është përmirësuar dhe se nuk ka vend për panik, duke hedhur poshtë zërat që niveli i ujit në Fierzë kishte arritur pikën e Fierzës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos