Jepet masa për truprojën e ekstraduar të Saimir Tahirit

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 10:43 | Kronikë
Jepet masa për truprojën e ekstraduar të Saimir Tahirit

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Hekuran Markun, ish bodigardin e Tahirit.

Truproja i ish-ministrit Tahiri, u ekstradua një ditë më parë nga Gjermania. Ai akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Emri i Hekuran Markut doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos