Tentoi të vidhte spitalin e Gjirokastrës me një pistoletë lodër, arrestohet 34-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 19:39 | Kronikë

Një 34-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash në recepsionin e spitalit të këtij qyteti, nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. R.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos