
Harvey Weinstein është dënuar me 16 vjet burg nga një gjykatë në Los Anxhelos pas gjyqit të tij të dytë për ngacmim seksual dhe përdhunim. Me vendimin e sotëm ish- producenti i "Mbretit të Hollivudit" do t'i mbyllë ditët pas hekurave.
Seanca dëgjimore erdhi gati dy muaj pasi një juri e shpalli Weinstein fajtor për përdhunimin e një ish-modeleje dhe aktoreje ruse, e cila udhëtoi në Los Anxhelos nga Roma për një festival filmi në shkurt 2013.
Dënimi i sotëm i shtohet dënimit me 23 vjet burg që i është dhënë 70-vjeçarit në Nju Jork për akuza të ngjashme. Producenti ndërhyri në sallën e gjyqit, duke deklaruar pafajësinë e tij. Gruaja e dhunuar, e identifikuar vetëm me emrin e saj fiktiv "Jane Doe 1", shpërtheu në lot ndërsa Weinstein fliste.
Dhjetëra dëshmitarë u dëgjuan gjatë gjyqit, kryesisht gra të tronditura për të rishfaqur sulmet aktuale nga Weinstein. Në fund, aktgjykimi u fokusua në akuzat e katër grave që nga periudha 2005-2013. Juria përbëhej nga 8 burra dhe 4 gra, por dëshmia e modeles ruse e gozhdoi Weinstein. (A2 Televizion)