Pelena në koncert për të mos humbur asnjë këngë, masat ekstreme të fansave të Taylor Swift

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 10:51 | Showbiz

Fansat e Taylor Swift janë duke bërë përpjekje ekstreme për t'u siguruar që të mos humbasin asnjë minutë nga koncerti i këngëtares së tyre të preferuar, e cila shumë shpejt pritet të nisë turin e saj më të fundit.

Përmes një postimi në TikTok, disa nga fansat, që kanë prerë bileta, tregojnë se do të vendosin pelena për të rritur në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata në tualetet që zakonisht vihen në distanca të largëta në evente të këtyre përmasave.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa reagimet për këtë situatë ishin nga më të ndryshmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos