Ny-Ålesund në Svalbard të Norvegjisë është një vendbanim i futur thellë në Rrethin Arktik, rreth 1100 kilometra larg Polit të Veriut. Aty banojnë gjithsej 35 persona përgjatë gjithë vitit, por në verë numri i popullsisë rritet deri në 100, pasi shkencëtarët fluturojnë nga e gjithë bota për të punuar aty. Jeta në atë qytezë përqendrohet rreth saunave, slitave me qen dhe festat e përjavshme.
Shfletoni galerinë e realizuar nga Lisi Niesner (Reuters) për të mësuar më shumë rreth asaj që ndodh në qendrën kërkimore më veriore në planet. (A2 Televizion)
39-vjeçari Vegard Sand, menaxheri i aeroportit në Ny-Ålesund, futet në një shpellë me akullnaja në Kongsfjord.Shkencëtarët lëvizin me motorë bore në një fushë akulli.Edhe në Arktik, perëndimi është njëlloj i mrekullueshëm.Një shkëmb akulli me ngjyrë të kaltër pranë Kongsfjord.34-vjeçari Francois Burgay, kimist i Institutit “Paul Scherrer” të Zvicrës, përgatitet të marrë një kampion bore për të pikasur molekulat e një alge të përhapur shumë në zonë.Pika e gërmimeve, e drejtuar nga organizata franceze “Kujtesa e Akullt”. Në këtë vend, 1100 metra mbi nivelin e detit, shkencëtarët kanë zbuluar një pellg me ujë 25 metra të thellë.Një skulpturë e eksploruesit të Arktikut, Roald Amundsen, në qendër të Ny-Ålesund.41-vjeçari Jean-Charles Gallet, studiues i akullnajave nga Instituti Polar i Norvegjisë, përgatitet për të udhëtuar në zonën e gërmimeve.Sunniva Berge Mo, një llogaritare 33-vjeçare që administron stacionin kërkimor, fotografohet duke përqafuar qenin e saj, Zelda.Kuzhinieri i vendbanimit, Espen Ulvenes, 29 vjeç.Një shëtitje e zakonshme në Arktik, të rrethuar nga bardhësia.Biologia Joanna Sulich, pjesë e organizatës joqeveritare “Polar Bears International”, shëtit në Ny-Ålesund.Vegard Sand, menaxheri i aeroportit, duke pastruar borën.Christer Amundsen (djathtas), instruktor i masave të sigurisë në vednbanim, u mëson banorëve si të qëllojnë me pistoleta sinjalizuese.Shtëpitë e banorëve në Ny-Ålesund.Një ditë me shi në Ny-Ålesund që paralajmëron ngrohjen e motit.Shkencëtarët e Institutit Polar të Norvegjisë kthehen nga një ekspeditë.