Frika nga koronavirusi, shoferi prej 5 javësh jeton në kabinën e kamionit

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 13:54 | Bota

Shoferi i një kamioni të madh që e ka transformuar kabinën e makinës në një shtëpi për të mbrojtur familjen nga koronavirusi tregon se ka më shumë se 5 javë që nuk i sheh të dashurit e tij, përfshirë djalin 3 muajsh

Ben McKeoën nga Pembrokeshire pranon se nuk e priste që kjo situatë të zgjaste kaq shumë, bashkë me përpjekjet për të përballuar vetminë.

Megjithatë ai shprehet, se nëse pandemia vijon, ai është i gatshëm që të qëndrojë me vite në kabinë për të mos infektuar familjen e tij.

“Për t’i ruajtur ata të sigurt do të kaloja dhe vite në këtë kabinë”, tregon Ben. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos