
India vendosi të ndalojë përdorimin e kiteve për testimin e shpejtë për Covid-19, për shkak se disa prej këtyre testeve kanë rezultuar difektozë.
Këshilli indian për kërkimin mjekësor, i këshilloi të gjitha shteteve që të mos vazhdojnë me përdorimin e kësaj forme testimi në ditët në vijim, për shkak të defekteve të disa prej kiteve. Këshilli për kërkimin mjekësor, ka nisur menjëherë disa ekipe të cilat do të kontrollojnë testet që janë aktualisht në përdorim, dhe të gjejnë se cilat janë difektoze e më pas të bëjnë gjurmimin e prodhuesit të këtyre testeve. Kitet e testimit të shpejtë u vunë në përdorim në Indi javën e kaluar.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë vazhdimisht se kompletet duhet të përdoren vetëm për mbikëqyrje dhe për të përcaktuar tendencat epidemiologjike. India kishte testuar gjithsej 462 621 kampione nga 447 812 individë deri më 21 prill, sipas këshillit. (A2 Televizion)