
Në pritje të një vendimi të këshillit të ministrave në Itali për festat e fundvitit, qeveria po diskuton për të arritur në një marrëveshje për meshën tradicionale të Krishtlindjeve në mesnatën e 24 dhe 25 dhjetorit.
Këtë vit për shkak të koronavirusit, ashtu siç konfirmon dhe ministri Boccia “Lindja e Jezusit mund të vijë më shpejt”. Kjo edhe sepse nëse në Itali do të lehtësohen disa masat, në varësi të situatës epidemiologjike, ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 do të vazhdojë të jetë në fuqi.
Edhe ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza shpjegon se në “situatën aktuale ku ndodhet vendi, ndalimi i qarkullimit në orën 22:00 është i vlefshëm dhe për meshën e vigjiljes së Krishtlindjeve”.
“Të ndjekësh meshën, e them si katolik, dy orë përpara, ose ta lindësh fëmijën Jezus dy orë më herët nuk është herezi”, nënvizoi Boccia në një videokonferencë më guvernatorët. (A2 Televizion)