Jo më krah i lirë pune, rritja e pagave mund të frenojë investimet e huaja në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 15:53 | Ekonomi
Jo më krah i lirë pune, rritja e pagave mund të frenojë

Krahu i lirë i punës është avantazhi kryesor që Shqipëria ka në raport më fqinjët në garën për thithjen e investimeve të huaja. Por rritja gati e sforcuar e pagave, me një klimë ende të ashpër për të bërë biznes mund të frenojë ardhjen e investimeve të reja për të cilat vendi po ka nevojë sot më shumë se kurrë.

“Në panët e bizneseve, rritja e paparashikuar e pagave përkthehet në më shumë shpenzime dhe ulje të fitimeve. Ndaj shtrenjtimi i krahut të punës mund ta bëjë Shqipërinë më pak tërheqëse për ta.”

Gjin Gjoka, Dhoma e Diasporës

Ndaj kushtet e reja për Gjin Gjokën nga Dhoma e Diasporës, lipsin nevojën për ndërhyrjen e qeverisë që të ofrojë lehtësi të tjera për të huaj, me qëllim joshjen e tyre.

“Me humbjen e avantazhit të krahut të lirë të punës, qeveria duhet të ofrojë lehtësi fiskale dhe tatimore. Ulja e taksave apo politika të tjera që mund të ndërmerren mund të joshin të huajt duke e mbajtur Shqipërinë ende në fokus të tyre.”

Gjin Gjoka, Dhoma e Diasporës

Në Indeksin Global të Mundësive 2023 Shqipëria rezultoi si vendi më pak joshës në Ballkanin Perëndimor pas Bosnje-Hercegovinës për investitorët e huaj. Maqedonia e Veriut ka pozicionimin më të mirë në rajon duke u renditur në vendin e 52-të, ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/16/gare-e-humbur-shqiperia-vendi-me-pak-joshes-ne-rajon-per-investimet-e-huaja/
https://a2news.com/2023/04/26/e-mirepritur-por-nuk-mjafton-rritja-e-pagave-mund-te-zbuse-por-jo-te-ndaloje-emigracionin-e-te-rinjve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos