Johnson: Transgjinorët nuk duhet të garojnë në sportet e femrave

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 12:38 | Bota
Johnson: Transgjinorët nuk duhet të garojnë në sportet e

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, deklaroi se gratë transgjinore, pra që janë biologjikisht meshkuj, nuk duhet të garojnë në sportet e femrave.

Çështja e sportisteve transgjinore u rikthye sërish në vëmendje me rastin e çiklistes Emily Bridges. Edhe pse ka lindur burrë, transgjinorja u lejua të garojë kundër femrave në një turne elitar nga Federata Botërore e Çiklizmit.

“Nuk mendoj se meshkujt biologjikë duhet të garojnë në sporte femrash. Ndoshta kjo që po them do të hasë kundërshtime, por më duket më e arsyeshme”, tha Johnson. “Gjithashtu, mendoj se gratë duhet të kenë hapësira të veçanta, si në spitale, burgje, apo dhoma zhveshjes, që u janë kushtuar atyre”.

Kryeministri shtoi se edhe pse këto deklarata do ta fusnin në konflikt me të tjerë, ai i qëndronte atyre dhe do të kërkonte të gjente një zgjidhje. “Kjo nuk do të thotë se nuk kam simpati për njerëzit që duan të ndryshojnë gjini, është jetike që t’u japim njerëzve dashurinë dhe mbështetjen maksimale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos