Rritja e besueshmërisë në bërjen e reformave të rëndësishme dhe sundimi i ligjit, janë çelësi kryesor i thithjes së investimeve. Këtë fakt e ka pohuar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, gjatë një takimi që ka patur me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, në zyrën e këtij të fundit. Dhe duke iu referuar reformave, diplomatja amerikane nënvizoi reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. “Do të jetë mjaft i rëndësishëm zbatimi i reformës në drejtësi asaj zgjedhore si dhe sundimi i ligjit. Thënë me fjalë të tjera, vetëm në këtë mënyrë shqiptarët ashtu edhe amerikanet do të mund të ndihen besimplotë që të investojnë në Shqipëri”, deklaroi ambasadorja Kim. Më pas ambasadorja ka zhvilluar takime me përfaqësues të shoqërisë civile në qytetin e Vlorës, ku një nga temat e bisedave ka qenë edhe ajo e pronësisë së pronave të paluajtshme në zonën e bregdetit. (A2 Televizion)
Yuri Kim në Vlorë: Bëni reforma të besueshme që të keni investime
