
Juventusi ka fituar me rezultatin 4-0 përballjen e parë për vitin 2020 ndaj Cagliarit me një Cristiano Ronaldo që shënoi 3 herë në portën e kundërshtarëve.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 me një Cagliari që u mbrojt mirë, duke shfrytëzuar dhe gabimet para porte të sulmuesve të “Zonjës së Vjetër”
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 49 të takimit me një Cristiano Ronaldo të rilinduar për vitin e ri. Në minutën e 67 ishte po CR7 që dyfishon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Higuani i çoi shifrat e takimit në 3-0 në 81 dhe një minutën më vonë Ronaldo shënon dhe të katërtin.
Në takimet e tjera të Serie A, Atalanta fitoi përballë Parmës me rezultatin 5-0, ndërsa Milani barazoi me Sampdorian 0-0 (A2 Televizion)