
Europa League, si mënyra më e lehtë për të siguruar një vend në Champions për edicionin e ardhshëm. Edhe pse pret vendimin e formës së prerë për penalizimin me pikë në kampionat, Juventusi synon të shpëtojë sezonin duke triumfuar në Europa League.
Në çerekfinalen përballë Sporting Lisbona, bardhezinjtë kanë një prej testeve më të vështira. Portugezët janë një skuadër mjaft e fort dhe këtë e treguan duke eliminuar Arsenalin, që cilësohej favorit për të fituar trofeun.
Për të krijuar një avantazh të rëndësishëm në ndeshjen e parë në shtëpi, Juventusi do të luajë me tre sulmues, ku Di Maria dhe Chiesa do të mbështesin Milik. Bardhezinjtë kanë gjetur edhe Pogba, që kthehet mes lojtarëve në dispozicion, ashtu si edhe Vlahovic. Përballje e madhe edhe ajo në Old Trafford ndërmjet Manchester United dhe Sevilla.
Edhe pse Marcus Rashford nuk do të luajë, Djajtë e Kuq cilësohen të avantazhuar për të fituar dhe për t’u kualifikuar. Anglezët nuk humbasin në shtëpi prej 25 ndeshjesh dhe pavarësisht se Sevilla cilësohet skuadra me eksperte e Europa League, me tepër se te ky turne, spanjollët janë të përqendruar në kampionat, ku po luftojnë për mbijetesë.
Bayer Leverkusen do të luajë përballë Royale Union Saint-Gilloise, që janë surpriza e madhe e kësaj faze. Për të arritur deri këtu, më parë belgët eliminuan një tjetër gjermane, Union Berlin.
Çerekfinalet hapen me përsëritjen e finales së Conference League të sezonit të kaluar në Tiranë, ku Feyenoord kërkon hakmarrjen përballë Romës së Jose Mourinho. (A2 Televizion)