
Juventus ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Udinesen, në javën e 22-të të Serisë A.
Bardhezinjve i mjaftoi nga një gol në secilën pjesë, të shënuar nga Dybala (19’) dhe McKennie (79’).
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri barazon në vendin e katërt, me 41 pikë, Atalantën, por që ka dy ndeshje më pak.
Në përballjet e tjera të ditës së sotme në Serinë A, Lazio mposhti 3-0 Salernitanën në transfertë, ndërsa Torino fitoi 2-1 ndaj Sampdorias, po në transfertë. (A2 Televizion)