Tirana dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 22:04 | Futboll

Tirana dhe Vllaznia e mbyllën në “paqe” ndeshjen mes tyre, të vlefshme për javën e 16 të kampionatit shqiptar të futbollit.

Shkodranët patën raste më të shumta për shënim, por ishin të pasaktë para porte, ndërkohë që portieri i Tiranës, Bekaj, ishte në një ditë të mirë.

https://a2news.com/2022/01/15/tensione-ne-tirana-vllaznia-tifozi-helmon-publikun-me-pluhurin-e-fikeseve-te-zjarrit/?foto=3

Me këtë rezultat (0-0), Tirana ruan diferencën në kryesim, me 34 pikë, ndërkohë që ndjekin Laçi dhe Kukësi, me 28 pikë secila. Në vendin e katërt Vllaznia, me 26 pikë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, të luajtur në Korçë, Skënderbeu dhe Laçi ndanë nga një pikë, pas barazimit pa gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos