Tensione në Tirana-Vllaznia, tifozi "helmon" publikun me pluhurin e fikëseve të zjarrit

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 21:28 | Futboll

Momente tensioni në ndeshjen Tirana - Vllaznia, në Air Albania Stadium. Një tifoz vendas, në pushim të ndeshjes hapi fikëset e zjarrit që ndodheshin në katin e dytë të stadiumit dhe fillimisht e hodhi pluhurin në tribunën ballore, ku ndodheshin tifozë të Tiranës dhe Vllaznisë. Më pas në tribunën pas porte, ku ndodheshin vetëm tifozët miq.

Për disa minuta tribunat u mbushën me tym dhe pluhur. Tifozët e Vllaznisë reaguan duke hedhur stola në fushë, veprim që bëri të futeshin në fushë efektivët e Policisë. Pas disa minutash situata u qetësua dhe pjesa e dytë nisi normalisht. Ndeshja u mbyll në barazim 0-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos