Tregolësh i Lewandowskit, Bayern rikthehet në rrugën e suksesit

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 17:46 | Futboll

Bayern Munchen i është kthyer fitores pasditen e sotme, duke fituar bindshëm 4-0 ndaj Koln, në transfertë.

Protagonisti i padiskutueshëm i ndeshjes ishte i zakonshmi Robert Lewandowski, i cili shënoi në këtë ndeshje “vetëm” 3 gola, duke arritur kuotën e 300 golave në Bundesligë.

Golin tjetër të takimit e shënoi Tolisso.

Me këtë fitore, Bayern e sheh veten në kryesim me 6 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Borussia Dortmund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos