Tirana fitore dramatike “in extremis”, Bylis konteston golin

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 19:06 | Futboll

Është dashur minuta e 96 e takimit që Tirana të marrë një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm dhe t’i afrohet shumë pranë vendit të parë të Kategorisë Superiore duke fituar “in extremis” me rezultatin 2-1 përballë surprizës së këtij viti që padyshim është Bylis.

Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Kales në pjesën e parë të takimit dhe u mendua që kjo ndeshje e kishte marrë një drejtim. Por Bylis tregoi dhe njëherë që nuk është rastësisht në tre vendet e para të kampionatit.

Ballshiotët fituan një penallti në minutën e 64 të takimit, e cila u shndërrua në gol nga i përhershmi Isli Hidi.

Bardheblutë nuk e pranuan rezultatin dhe për minutat e mbetura u hodhën në sulm, por ishin të pasaktë përpara portë. U desh një faull jashtë zonës dhe një rrëmujë në zonën e rreptësisë pas gjuajtjes së saj që djemtë e Egbo të kalonin në avantazh dhe çuar peshë stadiumin “Selman Stermasi”

Ekipi i Bylisit reagoi ashpër për golin duke pretenduar për një faull ndaj portierit Hidi, por arbitri Enea Jorgji nuk ishte i këtij mendimi dhe i dërgoi të dy ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos