
Barcelona i ka bërë të vuajnë tifozët e saj në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit. Deri në minutën e 72-të, Barça ishte e eliminuar pasi skuadra nga kategoria e tretë UD Ibiza ishte duke udhëhequr 1-0.
Edhe pse pa Lionel Messin, sërish në formacionin e Barcelonës nuk mungonin emrat e mëdhenj dhe një prej tyre ishte ai që e nxori skuadrën nga vështirësia.
Francezi Griezmann realizoi golin e barazimit në minutën e 72, ndërsa atë të fitores dhe të kualifikimit për në raundin e ardhshëm të Kupës së Mbretit e realizoi në minutën e fundit të ndeshjes. (A2 Televizion)