“Juventusi i ‘droguar’ në 1996, do të hakmerremi!”

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 12:22 | Futboll
“Juventusi i ‘droguar’ në 1996, do të

Pas përmbysjes së madhe ndaj Atletico Madrid, tashmë për Juventusin po afron sfida e madhe ndaj Ajax-it në çerekfinale.

Për të ndezur sfidën ka menduar gazetari holandez David Endt, i cili para se të fliste për përballjen e 9 prillit, është rikthyer në kohë duke folur për finalen e 1996 në Romë, ku Juventusi triumfoi ndaj Ajax-it.

“Ne duhet të hakmerremi për finalen e 1996-ës. Lojtarët e Juves në atë kohë dolën se kishin përdorur doping”, tha Endt për radio Kiss Kiss, duke ngjallur polemika. Më tej, ai nuk e mohoi se Juventusi është skuadre e favorizuar në këtë përballje, por shtoi se Ajax-i dhuroi një futboll të mrekullueshëm ndaj Realit të Madridit dhe gjithçka është e mundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos