
Ermir Lenjani ka publikuar në rrjetet sociale një deklaratë të fortë kundër trajnerit të Kombëtares Christian Panucci. Në deklaratë, Lenjani thotë se “sa herë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe” duke pranuar edhe stolin “por jam respektuar gjithmonë”.
Por me ardhjen e Panuccit, lojtari i Sion thotë se po injorohet nga “trajneri momental i Kombëtares”, edhe pse po luan rregullisht në Zvicër.
Tonet ngrihen akoma më shumë kur lojtari rrëfen se “kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO”, dhe jep verdiktin e tij”: “Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty”. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.
Një deklaratë e fortë që i mbyll dyert e Kombëtares historik lojtarit deri në përfundimin e epokës Panucci, dhe ndoshta edhe më tej. (A2 Televizion)