
Ndërron sërish lista e të grumbulluarve të Kombëtares. Mesa duket nuk ka paqe për Panuccin në këto përgatitje për ndeshjet e para kualifikuese.
Paraprakisht u njoftua se do të ishin Keidi Bare dhe Kastriot Dermaku që do të zëvendësonin të dëmtuarit Andi Lila dhe Egzon Binaku, por në fakt nuk është kështu.
Zëvendësuesit e të dëmtuarve do të jenë në fakt Ylber Ramadani dhe Lorenc Trashi, protagonist ky i fundit në Superiore me Partizanin.
Mungesa e Keidi Bares është në fakt e kushtëzuar nga refuzimi i ekipit të tij spanjoll, Malaga, për të “dorëzuar” mesfushorin e tyre titullar në minutën e fundit, duke parë edhe klasifikimin e saj që ve në dyshim ngjitjen në La Liga. Sipas rregullave, klubi duhej njoftuar disa ditë para grumbullimit. (A2 Televizion)