
Armando Cungu nuk është më trajner i Kukësit. Lajmin e ka dhënë vetë klubi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Largimi nga detyra ka ardhur për shkak të rezultateve negative të javëve të fundit, pas të cilave drejtuesit dhe trajneri shkodran kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.
Në vend të Cungut drejtimin e skuadrës e ka marr Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit ë menaxhimit në klub. Nuk dihet ende nëse Ndreu do të jetë trajner i përkohshëm, apo do të qëndrojë deri në fund të sezonit e ndoshta edhe më gjatë. (A2 Televizion)