
Ardian Muka është shpallur fitues në primaret e PD dhe do të jetë ai kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD në zgjedhjet lokale të 6 marsit.
Ai arriti të merrte më shumë vota në primare se rivalja e tij Silvja Gjepali. Pas zyrtarizmit, Muka u shpreh se tashmë ka ardhur koha që Durrësi të bëjë ndryshimin e madh.
“Beteja 6 marsit është një betejë e vështirë dhe ne e dimë të gjithë këtë, megjithatë unë jam shumë optimist dhe këtë e mbështes te entuziazmi i qytetarëve. Këtë mbështetje e shoh te njerëzit e thjesht që u ka ardhur në majë të hundës në këto 22 vite dhe unë mendoj se ka ardhur momenti që Durrësi të bëjë ndryshimin e madh”, tha Muka. (A2 Televizion)