
Në 6 bashki të vendit, aty ku më 6 mars do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike është duke zhvilluar primaret, nga ku do të dalin kandidatët që do të garojnë në këto zgjedhje.
“Rithemelimi” bën të ditur se procesi ka ecur normalisht në të gjitha qendrat ku po votohet, ndërsa në Shkodër ka radhë nga anëtarët e PD. Për këtë arsye, drejtuesit e këtij procesi kanë bërë të ditur se në këtë bashki votimi do të vijojë deri në orën 18:00, duke u shtyrë me një orë nga sa ishte parashikuar.
Kandidatët brenda PD që marrin pjesë në primare.
DIBËR:
1. Behar Baudin Dema, ekonomist
2. Dafina Bajram Muda, psikologe 3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist 2. Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat
3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik
RROGOZHINË:
1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist
2. Arben Xhavid Maliqi, jurist
3. Astrit Myfid Bushati, Jurist
4. Bardh Ali Spahia, Mjek
5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke
6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
1. Luan Gani Beta, Inxhinier
2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.
Komisioni i Rithemelimit nuk njeh autoritetin e Lulzim Bashës si kryetar të PD, të cilin e ka shkarkuar në kuvendin kombëtar të 11 dhjetorit. Por kryesia e PD nuk e njeh këtë komision dhe ka përjashtuar e pezulluar disa deputetë e anëtarë të cilët mbështetën Sali Berishën në nismën e tij.
Sipas PD-së, “emrat e shpallur nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD”. “Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, lexohet në deklaratën e Partisë Demokratike. (A2 Televizion)