“Largo Berishën nga politika ose shko në burg”, ish-kryeministri me akuza të reja ndaj Bashës: Peng i një dosje për pastrim parash

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 15:57 | Politikë
“Largo Berishën nga politika ose shko në burg”,

Edhe në Vaun e Dejës ku mbajti “Foltoren” këtë të diel, në ditën kur po mbahen primaret për zgjedhjet e kandidatëve për kryetar bashkie më 6 mars, Sali Berisha nuk hezitoi të ngrejë akuza ndaj Lulzim "Bravës", siç e quan ai.

Berisha u shpreh se Basha është peng i një dosje për pastrim parash. Ai u shpreh se Basha pranoi të largojë Berishën nga politika për të mos shkuar në burg.

“Fatkeqësisht, sot Bashën nuk e mbështet vetëm Edi Rama, por edhe përfaqësues të vendit të madh të lirisë. Kjo mbështetje është një lojë e rrezikshme për pluralizmin në Shqipëri. Kë po mbështesin ata me përkrahjen ndaj Lul Bravës? Ai peng i tyre, i marr me dosjen Muzin. Lulzim Basha është i marr peng me një dosje për larje parash në SHBA dhe Tiranë. Ai firmosi që për të mos shkuar në burg, do të largonte Sali Berishën nga politika. Kjo është e vërteta”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/30/me-6-mars-leksion-demokracie-ademi-nuk-e-di-kush-eshte-lulzim-basha-tashme/
https://a2news.com/2022/01/30/primaret-ne-pd-komisioni-i-rithemelimit-jep-shifrat-e-pjesemarrjes-deri-ne-oren-1030-fluks-shume-i-madh-ne-shkoder/
https://a2news.com/2022/01/30/zgjedhjet-e-pjesshme-vendore-nis-votimi-per-primaret-brenda-pd-te-organizuara-nga-komisioni-i-rithemelimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos