Mbyllet procesi i votimit në primaret e "Rithemelimit" në 5 bashki, vijon në Shkodër

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 17:16 | Politikë
Mbyllet procesi i votimit në primaret e "Rithemelimit" në 5

Është mbyllur në orën 17:00 procesi i votimit në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve për 6 marsin.

Procesi shkoi normalisht, ndërsa për shkak të radhës në Shkodër votimi do të përfundojë në orën 18:00.

Kandidatët brenda PD që marrin pjesë në primare.

DIBËR:

1. Behar Baudin Dema, ekonomist

2. Dafina Bajram Muda, psikologe 3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS:

1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist 2. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJË:

1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat

3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

RROGOZHINË:

1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2. Arben Xhavid Maliqi, jurist

3. Astrit Myfid Bushati, Jurist

4. Bardh Ali Spahia, Mjek

5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke

6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË:

1. Luan Gani Beta, Inxhinier

2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.

Komisioni i Rithemelimit nuk njeh autoritetin e Lulzim Bashës si kryetar të PD, të cilin e ka shkarkuar në kuvendin kombëtar të 11 dhjetorit. Por kryesia e PD nuk e njeh këtë komision dhe ka përjashtuar e pezulluar disa deputetë e anëtarë të cilët mbështetën Sali Berishën në nismën e tij.

Sipas PD-së, “emrat e shpallur  nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD”. “Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, lexohet në deklaratën e Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos