“Rithemelimi” zyrtarizon kandidatin për 6 marsin në Dibër

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 18:05 | Politikë
“Rithemelimi” zyrtarizon kandidatin për 6 marsin në

Premtim Kryemadhi do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD në zgjedhjet lokale të 6 marsit në Bashkinë e Dibrës.

Pas votimit në primaret e kësaj të diele, Premtim Kryemadhi mori 424 vota, Dafina Muda 121 vota, ndërsa Behar Dema 158 vota. Në total, në këtë bashki votuan 713 persona, ku 10 vota u shpallën të pavlefshme.

“Ju premtoj demokratëve që nuk do të zhgënjehen me kandidaturën time. Ne do të bëjmë një punë të shkëlqyer që nga zgjedhja e stafit, i cili sot është për të ardhur keq. Të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë kundër këtij regjimi”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/30/shpallen-rezultatet-e-primareve-ne-vore-mesohet-kandidati-qe-do-te-garoje-per-rithemelimin-me-6-mars/

A2 CNN Livestream

Latest Videos