
Ka zgjatur vetëm pak minuta procesi i numërimit të votave për primaret e Komisionit të Rithemelimit të PD në Vorë.
Bëhet e ditur se ekonomisti Lulzim Vrana do të jetë kandidati i kësaj force politike në zgjedhjet e 6 marsit për kryetar të kësaj bashkie.
Vrana u votua nga 277 anëtarë të PD, ndërsa kandidati tjetër në garë, Luan Beta mori vetëm 55 vota nga 332 në total.
“Sot, grupi i rithemelimit vendosi standarde të reja në zhvillimin e garës për kryetar bashkie. Falenderoj rivalin për korrektësinë gjatë votimit. Unë do të jem me qytetarët, unë jam si ata, unë do të punoj për ata. Kjo është lëvizja ime. Unë mendoj se do ta fitojë garën. Po të jemi të bashkuar mund të arrijmë fitoren”, u shpreh Vrana pasi u zyrtarizua si kandidat. (A2 Televizion)