Ka këmbët më të gjata, adoleshentja thyen dy rekorde

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 08:31 | Lifestyle
Ka këmbët më të gjata, adoleshentja thyen dy rekorde

Maci Currin, një 17-vjeçare nga Cedar Park, Texas, theu dy rekorde botërore Guinness, një për këmbët më të gjata për një femër, dhe një tjetër për adoleshenten me këmbët më të gjata.

Ajo është e gjat afro 2.1 metra, këmba e saj e majtë është e gjatë 1.35 metra, ndërsa këmba e saj e djathtë është pak më e shkurtër, 1.34 metra, sipas Guiness.

"Rreth vitit të dytë, mua thjesht filloi të mos më interesonin më ato që thonin njerëzit për mua," i tha Currin, Guinness.

"Dhe prej asaj kohe, nuk prekem më nga asgjë, nga asnjë koment".

Currin tani përdor rrjetet e saj sociale për të frymëzuar të tjerët të ndihen rehat me gjatësinë e tyre. Me 1.7 milionë ndjekës në TikTok dhe 50,000 të tjerë në Instagram, ajo poston vazhdimisht shprehje motivuese, video dhe histori personale mbi vetëbesimin.

"Shpresoj që gratë e gjata ta shohin se gjatësia është një dhuratë", shprehet Currin. "Dhe që nuk duhet të kesh turp që je i gjatë. Duhet ta duash këtë fakt." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos