Nuk janë piktura abstrakte, thjesht sezoni i specit djegës në Kinë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 10:59 | Lifestyle

Pamje mbresëlënëse vijnë nga Kina, ku dhjetëra fermerë kanë nisur sezonin e mbledhjes së specit djegës të kuq, i cili më pas do të thahet për t’u shpërndarë në të gjithë botën.

Fotot e bëra nga lart të krijojnë idenë e një pikture abstrakte, por në fakt bëhet fjalë për miliona speca djegës të mbledhura në grumbuj që kanë pushtuar fushat e Kuqas në provincën ujgure Xinjiang.

Fermerët kinezë i kanë mbjellë specat djegës pas mbledhjes së hudhrave në maj, erëza që përdoren masivisht në kuzhinën vendase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos