
Një person është arrestuar këtë të premte për llogari të policisë britanike, pasi akuzohet se ka kryer një vrasje të kryer në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndaj E.S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak, kishte mbërritur një urdhër arresti i datës 5 janar 2018 nga Gjykata e Westminster, Londër, ku ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Operacioni i koduar “Eagle” është realizuar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me zyrën e Interpol Tirana, dhe pas lokalizimit të të kërkuarit, u bë i mundur edhe ndalimi i tij në pritje të ekstradimit.
Ky operacion është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, realizuar në vitin 2017. (A2 Televizion)