Ndërron jetë një 80-vjeçare në Shkodër, shkon në 20 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 23:59 | Aktualitet
Ndërron jetë një 80-vjeçare në Shkodër, shkon

Një 80-vjeçare në Shkodër ka ndërruar jetë mbrëmjen e të shtunës, duke u bërë kështu viktima e 20-të nga koronavirusi në Shqipëri, e treta në 24 orët e fundit.

Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë të ditur se ajo u ekzaminua me Covid-19 vetëm ditën e shtunë dhe humbi betejën me sëmundjen për pak orë.

E moshuara vuante dhe nga sëmundje të tjera- zemra, tensioni dhe diabeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos