14 ditë në Infektiv, shërohet 80-vjeçarja nga Vlora

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 08:39 | Aktualitet
14 ditë në Infektiv, shërohet 80-vjeçarja nga Vlora

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur mbrëmjen e së shtunës se një 80-vjeçare me koronavirus ka arritur të shërohet.

Manastirliu shkruan se 80-vjeçarja nga Vlora ndodhej në gjendje të rëndë, prej disa ditësh në terapi intensive dhe me sëmundje të tjera.

“Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, me COVID-19, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëkohore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e shëruar

Forca ekipit të Infektivit në luftën kundër COVID-19”, shkruan Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos