
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një postim në Facebook sqaroi risinë që sjell Manifesti Politik për anëtarin e thjeshtë të PD-së.
“Të dashur demokratë: Shumë prej jush më pyesin: çfare risie sjell Manifesti Politik për anëtarin e thjeshtë të PD? Përgjigjja është vetëm një: Garantimin e karrierës politike! Çdo anëtar mund të krijojë seksionin e vet, prej 5 vetësh apo më shumë, duke u bërë kryetari dhe duke marrë përgjegjësi. Le të bëhemi ne të parët që e zhbëjmë monopolin centralist të kryetarit, të themelojmë një parti pluraliste, gjithëpërfshirëse, të fortë në territor, ku pushtetin e zotëron anëtari i thjeshtë, pa asnjë kufizim në kontribut dhe ambicie politike. Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese”, shprehet Kadilli. (A2 Televizion)