Makina përfundon në kanalin me ujë, ndërron jetë një person në Divjakë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 09:05 | Kronikë
Makina përfundon në kanalin me ujë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Babunjë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë-Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, ku  shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos