All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kallëzimi i PD për check up-in, reagon SPAK

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 11:18 | Kronikë
Kallëzimi i PD për check up-in, reagon SPAK
All - Paragraf - 1

Pas publikimit të kallëzimit penal të dorëzuar nga Partia Demokratike për koncesionin e check up-it, Prokuroria e Posaçme thotë se ai mund të bashkohet me kallëzimin për sterilizimin.

“Kallëzimi është ndarë me short dhe po vlerësohet nga prokurori i çështjes”, thonë për A2 burime nga SPAK. “Janë dy raste të ndryshme që mund të bashkohen në një procedim. Por është herët për ta vendosur”.

All - Paragraf - 3

Sipas demokratëve, ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës. “Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor”, thuhet në kallëzimin e PD. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos