OFL thotë se u dërgoi formularin e vetëdeklarimit, vëllezërit vlonjatë: Nuk na ka mbërritur

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2020, 11:50 | Kronikë
OFL thotë se u dërgoi formularin e vetëdeklarimit,

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar këtë të hënë duke u dërguar kërkesat për vetëdeklarim nga dy vëllezër vlonjatë, të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Altin dhe Mikel Çuçaj, janë dënuar të dy në Itali, nga Gjykata e Torinos për trafik droge dhe sipas ligjit special ta miratuar së fundmi, duhet të përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, mbi burimet e pasurisë së tyre.

Vëllezërit Çuçaj janë pronar të një kompleksi turistik në Radhimë. Por i kontaktuar në telefon nga A2, Altin Çuçaj mohoi të ketë marrë formularin nga OFL. “Nuk na ka mbërritur asnjë formular, po e marrim vesh nga TV”, tha ai. “Prokuroria ka nisur më herët dy procese për verifikimin e pasurisë sonë dhe i ka pushuar se s’ka gjetur elementë të veprës penale. E çuam çështjen edhe në gjykatë dhe në të gjitha instancat rezulton se gjithçka është konform ligjit. Do t'ju vëmë në dispozicion gjithë dokumentacionin ligjor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos