
Gjykata e Vlorës ka rrëzuar akuzat e prokurorisë dhe shpallë të pafajshëm pesë efektivët e forcës detare, të cilët pasi shpëtuan 55 klandestinë nga mbytja në det në janar të vitit 2021, u akuzuan për shpërdorim detyre.
Pafajësi mori edhe pronari i një hoteli që akuzohej se kishte strehuar klandestinët. Ndërkohë, gjykata vendosi dënimin me 9 vite burgim për Emiljano Likajn, në rolin e skafistit dhe 6 vite burg për Qazim Ismailin, si personi që kishte strehuar klandestinët.
Dy të dënuarit pritet të përballen edhe në Gjykatën e Posaçme në Tiranë, pasi SPAK i akuzon si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të klandestinëve. (A2 Televizion)