I plagosuri paraqitet në spital, policia rrethon zonën

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 16:34 | Kronikë
I plagosuri paraqitet në spital, policia rrethon zonën

Një person është paraqitur i plagosur në spitalin rajonal të Pogradecit.

Sipas të dhënave pararaprake, ngjarja është regjistruar në afërsi të hotel “Kalaja”, në qytetin juglindor, ndërkohë që i dëmtuari Joan Muçllari ka shkuar vetë në spital dhe ka deklaruar se kanë qenë 2 persona që e kanë sulmuar.

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre, ndërkohë dyshohet se plagosja në Pogradec si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.

Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel “Voloreka” ndërkohë që ishte i mbushur me pushues. I plagosur, djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos