Makina aksidenton këmbësorin, ndërron jetë 56-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 08:50 | Kronikë
Makina aksidenton këmbësorin, ndërron jetë 56-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik,

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valas, ku “një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, siç njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos