
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasditen e së hënës në qytetin e Pogradecit.
Policia njoftoi se si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur Joan Muçllari, i cili shkoi vetën në spitalin rajonal të qytetit dhe ndodhet në sallën e reanimacionit.
Ai ka arritur të identifikojë për policinë dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
I plagosuri dhe dy autorët e dyshuar duket se kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe janë konfliktuar edhe më herët, në një ngjarje që tronditi zonën turistike të Pogradecit, 2 vite më parë.
Joan Muçllari është djali i pronarit të hotelit Voloreka, i cili u sulmua me armë zjarri para dy vitesh në një kohë kur ishte i mbushur me klientë. Po kështu dhe një prej autorëve të ngjarjes së sotme është djali i një prej të arrestuarve për sulmin me armë ndaj hotelit. (A2 Televizion)