Tirana fiton ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”, falë Abazajt

Nga A2 CNN
16 Prill 2023, 20:34 | Futboll
Tirana fiton ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”, falë

Tirana fitoi 2-1 me Egnatian në “Elbasan Arena” për javën e 29-të në Superligën e futbollit. Kampionët në fuqi të vendit përmbysën ndeshjen me Kristal Abazaj dhe shkëputen në krye të renditjes me pesë pikë më shumë se Partizani ndjekës.

Skuadrat nuk kursyen asgjë që nga minuta e parë me sulme nga të dy krahët. Rrogozhinasit e shihnin këtë si mundësinë për të sulmuar ekipet e kreut dhe gjetën të parët golin me anë të Kasës.

Në minutën e 37, Abazaj barazoi ndeshjen me një aksion personal.

Në pjesën e dytë, ai shfrytëzoi një pasim të Lushkjes për të realizuara përmbysjen 2-1 për bardheblutë. Ekipi kryeqytetas bëri gjithçka mirë duke mbajtur të paprekur rrjetën në minutat e mbetura, ndonëse Duamena e jo vetëm provuan disa herë të shënonin në katërkëndorin e Bekajt.

Tirana del me tri pikë nga Elbasani, ndërsa pas javës së 29, Egnatia qëndron në vendin e tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos