Detaje nga aksidenti i rëndë, tramvaji që përplasi makinën e Immobile-s shkeli semaforin

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 10:23 | Futboll

Futbollisti italian Ciro Immobile është përfshirë në një aksident të frikshëm, së bashku me dy vajzat e tij të vogla, mëngjesin e së dielës.

Siç raportojnë mediat italiane, tramvaji ka kaluar me semafor të kuq dhe është përplasur me makinën e futbollistit që është shkatërruar në pjesën e përparme.

Menjëherë pas ngjarjes, klubi i Lazios ka dalë në një deklaratë zyrtare për shtyp ku informoi lidhur me gjendjen shëndetësore të futbollistit. Sulmuesi ka pësuar një traumë me dëmtime të shtyllës kurrizore dhe fraktura në brinjë, por fatmirësisht ai dhe vajzat e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos