Tre pikë në shtëpi, Roma konsolidon zonën Champions

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 07:53 | Futboll
Tre pikë në shtëpi, Roma konsolidon zonën Champions

Roma fitoi pa probleme përballë Udineze me rezultatin e pastër 3-0, duke konsoliduar më tej zonën Champion për sezonin e ardhshëm.

Kryeqytetasit e nisën takimin më mirë dhe shënuan me Bove. Kaq mjaftoi për pjesën e parë ndërsa as në të dytën, verdhekuqtë nuk e ulën ritmin dhe shënuan dhe dy herë të tjera.

Në minutën e 55-të, radha ishte e Lorenzo Pellegrinit që dyfishoi rezultatin pas asistit të Andrea Belottit.

Udineze kishte mundësinë më të mirë për të shkurtuar diferencat nga penalltia, por Ricardo Pereyra gaboi gjithçka.

Në fund dhe Tammy Abraham la gjurmën e tij dhe 90 u mbyllën me rezultatin final 3-0.

Aktualisht Roma gjendet në vendin e tretë me 56 pikë, 3 me shumë se Milani i vendit të katërt, ndërsa javën tjetër kryeqytetasit përballen me Atalantën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos